Kampionati Europian në vitin 2021, ja vendimet që ka marrë UEFA

Pritet vetëm zyrtarizimi, por gjithçka është vendosur. Kampionti Europian shtyhet për në verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi për zërat që qarkullonin prej ditësh vjen nga Federata Norvegjeze e Futbollit, e cila I ka paraprirë zyrtarizimit që do të vijë nga qeveria europiane e futbollit.

Prej mëngjesit të sotëm, UEFA ka nisur një sërë video-konferencash me Federatat anëtare, ligat dhe sindikatat e futbollistëve për të vendosur në lidhje me të ardhmën e futbollit europian. Vendimi për shtyrjen e Euro 2020 do të mundësojë mbylljën e kampionateve dhe Kupave në muajt qershor-korrik, ku sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Ky është skenari më i mirë dhe që qeveria europiane e futbollit shpreson ta realizojë, por gjithsesi çdo gjë varet nga Coronavirus dhe nëse situata me pandeminë globale do të ndryshojë për mirë.