“Ju që mërziteni për maskat, s’keni parë datën e skadimit të ilaçeve”!

Genc Sejko, përmes një memeje, i kujton Ramës se përveç maskave, shqiptarët përballen edhe me një tjetër problem, ilaçet e skaduara.

Rama ka reaguar pas akuzave të PD se nëpër spitale janë shpërndarë 1.2 milion maska të skaduara.

Duke vendosur vetë maskën në fytyrë Rama tha se, të thuash që maskat janë të rrezikshme do të thotë të përhapësh panik.

Sipas tij, ato janë prodhim amerikan dhe brenda çdo parametric.

“Të thuash që këto janë maska të rrezikshme thjesht e vetëm të duash të përhapësh panik apo të harrosh që sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë por të luftojmë bashkë si shqiptarë dhe për  shqiptarët kundër një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët kundër gadishmërisë së vet. Kjo e maskave është njësoj si e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë”, tha ndër të tjera Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

auto maska1583858797