Ja si Rama tallet me ndihmat, njerëzit marrin vetëm makarona dhe fanta nga qeveria

64

Prej disa ditësh kryeminsitri Rama publikon video nga qytete të ndryhsme të Shqipërisë ku shfaqen punonjësit e bashkive teksa dërgojnë pako me ushqime derë më derë, për të gjithë njerëzit në nevojë.

Supozohet që brenda pakove që duken në videot e kryeministrit, apo në ato që publikojnë edhe vetë kryebashkiakët, të ketë produktet bazë, por në fakt qytetarët thonë se nuk është aspak kështu.

Në disa foto të publikuara nga faqja “JOQ” në Instagram, qytetarët shprehen se marrin vetëm dy pako makarona, një bidon vaj dhe dy kg miell nga qeveria. Asgjë më tepër. Ndërsa një tjetër, që është më fatlum, ka edhe një shishe fanta dhe një pako kripë.

“JOQ” ka publikuar edhe foto nga Kosova, ku shihet se ndihmat për qytetarët nuk kanë të mbaruar.