Ja çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që jetojnë në Zvicër nëse nuk duan të penalizohen!

Nëse jetoni në Zvicër dhe ju ka tejkaluar afati i lejeqëndrimit, mos u shqetësoni pasi nuk do të penalizoheni.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 s’do të penalizohen por duhet të raportojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zviceriane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte të raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë.

Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor.