Ish-ministri i PS: Rilindja e zëvendësoi shtetin e së Drejtës me shtetin partiak

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS

Rilindja na sjell në kujtesë një proces të gjatë historik shekullor, kur lindi mendimi politik shqiptar për shkëputjen nga Perandoria Osmane, prandaj të mos e përdhosim këte emër të madh që na nderon me “rilindjen e sotme”, dhe as ta përdorim si sinonim i Partisë Socialiste.

Jakup B. GJOÇA

Rilindja, e zëvendësoi shtetin e së Drejtës me nga shtetin partiak

Prof. Dr. Elmaz Sherifi ka qenë ministër dhe kryetar i Komisionit Parlamentarf të Ligjeve, por në intervistën për gazetën “Telegraf “  thotë se nuk duhet të përdhosim emrin e Rilindjes, me sinonimin që i jap sot Partisë Socialiste, ndërkaq shton se në këtë parti të PS-së së sotme nuk ekzistojnë personalitetet, pasi nuk ka më asnjë alternativë ndryshe, nga mendimi i “liderit”. Prof. Dr. Sherifi thotë se shpopullimi i Shqipërisë sot ndodh sepse shqiptarët nuk kanë më shpresë nga qeverisja. Prof. Sherifi thekson se ka ndodhur puç kushtetues, dhe se Shteti i së Drejtës është zëvendësuar me shtetin partiak.

-Prof. Elmazi, a është Rilindja partia socialiste?

– Rilindja na sjell në kujtesë një proces të gjatë historik shekullor , kur lindi mendimi politik shqiptar për shkëputjen nga Perandoria Osmane, u ngjiz ndërgjegja juridike institucionale dhe u krijuan institucionet shqiptare nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe qeveria e parë shqiptare e Ymer Prizrenit dhe përmbyllja historike me mëvetësinë e Shqipërisë më 1912. Prandaj të mos e përdhosim këtë emër të madh që na nderon me “rilindjen e sotme”, dhe as ta përdorim si sinonim i Partisë Socialiste.

Pse sot në Partinë Socialiste nuk ka personalitete dhe intelektualë?

– Sipas jurisprudencës kjo është një pyetje retorike, pasi jep edhe përgjegje. Në PS janë me mijëra me diploma universitare. Por, përderisa aty nuk ekziston asnjë mendim alternativ politik, veç atij të “liderit”, nuk mund të pretendohet se ekzistojnë personalitetet.

– Përse shpopullohet Shqipëria?

– Mendoj se shpopullimi masiv i Shqipërisë është pjesë e strategjisë antishqiptare. Shqiptarët ikin, se nuk kanë më shpresë të qeverisja. Po ikin shqiptarët, po ftohen afrikanët!

– Mendoni se rotacioni politik, nëse ndodh, do të jetë fillimi i fundit të tranzicionit politik?

– Shpirti i demokracive të reja, është rotacioni politik paqësor. Teoritë politike, si kriter të përfundimit të tranzicionit konsiderojnë kalimin e pushtetit me zgjedhje demokratike dy herë rresht me institucione të qëndrueshme dhe administrate profesionale. Në Shqipëri tranzicioni politik do të jetë problematik, derisa të pastrohet politika nga të inkriminuarit, të realizohen zgjedhje parlamentare e vendore demokratike dhe Reforma në Drejtësi të na ofrojë një pushtet gjyqësor të pavarur.

– Është e kuptueshme që Shqipëria nuk i plotëson dot 9 kushtet e BE dhe Bundestagut për hapjen e negociatave. A duhet BE të hap negociatat kështu si jemi, me qëllim që ta monitorojë më mirë Shqipërinë?

– Qeveria i ka harruar kushtet e Bundestagut Gjerman dhe pretendon se nuk ekziston asnjë kusht. Kompromisi Merkel-Makron ofron një metodologji të re për anëtarësim në BE. Do dëshiroja që negociatat të hapeshin, si presion ndaj qeverisë për plotësimin e standardeve të funksionimit të institucioneve. Monitorimi i plotësimit të standardeve mund të jetë me efektiv se sa kërkesa për plotësimin e kushteve.

– Prof. Sherifi, a mendoni ju se Shqipëria ndodhet pranë një Grushti Shteti?

– Unë do preferoja që emërtimi grusht shteti, të zevendësohej me termin “puç kushtetues” . Sipas filozofisë të së Drejtës, pucvi kushtetues njehësohet me grushtin e shtetit, por tingëllon më qartë kur një pushtet i shtetit i merr kompetencat kushtetuese një institucioni tjetër kushtetues të shtetit. Zakonisht, kjo prirje ekziston te pushteti ekzekutiv, si në rastin tonë. Tani në Shqipëri filozofia e së Drejtës është zëvendësuar nga filozofia anarkiste dhe shteti i së Drejtës, është zëvendësuar nga shteti partiak.

– Ju si e shpjegoni që ambasadorët e huaj në Tiranë nuk reagojnë edhe kur parlamenti shqiptar voton ligje që cenojnë rëndë të Drejtat Themelore të Njeriut, kur qeveria manipulon procesin zgjedhor, kur institucionet e reja të Drejtësisë kapen nga kryeministri?

–  Dua të jem i drejtë për drejtë e aspak diplomatike. Kam qenë kundër rolit komandues të ambasadorëve. Kam studiuar historinë institucionale të Shqipërisë e prandaj kam botuar librin Trashëegimi Institucionale prej Antikitetit deri 1920 dhe po punoj për të botuar librin e dytë të Trashëgimisë Institucionale prej 1920-1946. Nga studimi dokumenteve arkivore kam mbërritur në përfundimin, se prej 1912 deri 1914, na kanë drejtuar të huajt me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Vetëm në vitet 1920-1924 kanë patur autoritetet institucionet legjitime të Shqipërisë, pasi ishte periudha kur në parlament e qeveri kishte personalitete me formim e kulturë perëndimore. Pas 1926 u rrit ndikimi i Italisë, deri sa na pushtoi me 1939. Prej 1941 deri 1948 autoriteti i Jugosllavisë ka qenë shumë i madh. Sot  drejtojnë ambasadorët, sepse klasa politike është e “kapur” dhe sovraniteti i është dorëzuar krimit e korrupsionit. Kjo klasë politike është turpi i Shqipërisë. Le të mos presim zgjedhje nga diplomatët, por të vetëzgjohemi nga mosbesimi dhe me veprim e organizim të marrim fatet tona në duart tona e diplomatëve t’u kërkojmë kryerjen e misioneve të tyre diplomatike, si në çdo shtet dinjitoz.

– Ju si e mendoni daljen nga kjo krizë e thellë politike?

–  Mendoj se shqiptarët kanë shansin e madh historik për t’u bërë faktorë i rëndësishëm në Ballkan. Premisë e rëndësishme është qeveria e re në Kosovë. Edhe në Shqipëri po krijohen kushtet e rrethanat historike për t’u futur në një proces demokratik të pakthyeshëm më prapa. Ishte mëse e nevojshme që të provohej Rama në qeverisje, pasi u krijua si lider me propagandë dhe shpresat te të rinjtë ishin shumë të mëdha. Studentët e ulen në bangën e gjykimit, kur u binden se kushtet ekonomike e sociale nuk ndryshojnë me propagandë. Tani po shikojnë se si me KÇK po godet të “dobëtit” dhe po mbron politikanët e inkriminuar. Koha punon kundër “propagandës” ! Vetëzgjimi nga mosbesimi është fuqia e ndryshimit dhe zhvillimit!

– Faleminderit!

elmazi prap