“Injorant gjitholog, edhe maskën e ke mbrapsht”

Gazetari Dritan Kaba përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë vendosi maskën gjatë mbledhjes së qeverisë, pasi pranoi se data e skadencës së tyre ishte viti 2011.

Kaba shkruan se Rama nuk di, pasi edhe maskën e kishte vendosur mbrapsht.

Rama vendosi maskën mbrojtëse gjatë mbledhjes që qeverisë, ndërsa më parë opozita kishte denoncuar se 1.2 mln masakt e shpërndara për personelin mjekësor ishin të skaduara. Por Rama, tha se maskat mund të përdoreshin për mbrojtje, ndërsa shtoi se ato kishin ardhur nga Kanadaja dhe SHBA dhe nuk ishin të përdorshme, vetëm në sallat e operacionit.

“Edi e ka maskën mbrapsht !!!

Injorant gjitholog!

Mirëmëngjes me pamjen e këtij mashtruesi të papërgjegjshmi, të paafti dhe gjithologu injorant!

Edhe maskën e ka vënë mbrapsht se nuk kupton, nuk di! Për të vjedhur dhe për t’i bërë keq kombit e kanë mësuar shumë mirë”, shkruan Kaba.