Ilaçi kundër malarjes shumë efektiv edhe për COVID-19, ul rrezikshmërinë nga niveli 8 në 2, nis prodhimi

Një trajtim i zakonshëm me klorokinë, një ilaç që zakonisht përdoret kundër malaries, ka treguar shenja efektiviteti kundër koronavirusit, thotë Didier Raoult, drejtori i Institutit Mesdhetar të Infeksionit në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez.

“E dinim që laboratorisht klorokina ishte efektive kundër koronavirusit dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi këtë”, shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur për sëmundjet infektive duke komentuar botimin e parë për studimin klinik të tre studiuesve kinezë gazetën “BioScience Trends”.

“Në fund të fundit, ky infeksion është ndoshta më i thjesht dhe më i liri për të trajtuar të gjitha infeksionet virale”, shtoi drejtori i këtij instituti spitalo-universitar, i cili është shumë i përfshirë në zbulimin e koronavirusit në Francë.

Artikulli i botuar më 19 shkurt nxori rezultatet nga një eksperiment klinik i kryer në më shumë se 10 spitale kineze (në Wuhan, epiqendra e epidemisë, veçanërisht në Pekin dhe Shangai) për të matur efektivitetin e klorokinës në trajtimin e pneumonisë lidhur me Covid-19 .

“Rezultatet e marra nga më shumë se 100 pacientë treguan se fosfati klorokinik ishte më efektiv në përmirësimin e gjendjes së mushkërive, sesa trajtimi i marrë nga grupi i krahasimit në frenimin e përparimit të pneumonisë”, saktësojnë studiuesit kinezë.

Megjithatë, studimi nuk e përcakton këtë ndryshim në efektivitet.

“Kapacitetet antivirale dhe antiinflamatore të klorokinës mund të luanin një rol në efektivitetin e mundshëm në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga pneumonia e shkaktuar nga Covid-19″, vazhdon artikulli mbi studimin e kryer nga profesorët Jianjun Gao, Zhenxue Tian dhe Xu Yang nga universiteti ”Qingdao” dhe spitali ”Qingdao”.

”Klorokina është ilaç i lirë dhe i sigurt, i përdorur për më shumë se 70 vjet”, këmbëngulin ata në artikull.

Sipas studiuesve kinezë, një trajtim prej 500 mg klorokine në ditë për 10 ditë do të ishte i mjaftueshëm.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm, ky trajtim që nuk kushton asgjë”, thotë profesori Raoult duke përshëndetur punën e studiuesve kinezë për të gjetur një ilaç efektiv, një rrugë për të cilën ai beson se duhet të preferohet më shumë sesa kërkimi.

I pyetur në lidhje me këtë trajtim, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran, siguroi që ishte takuar disa herë me Didier Raoult.

“Ai më tregoi për vëzhgimet dhe studimet e tij. E dimë se ka vërtet studime interesante për një ndikim in vitro, por studimet mbi pacientin nuk janë caktuar ende”, deklaroi ministri.