I riu i infektuar punonte në call center, infekton edhe babin

Dy të moshuar janë konfirmuar të prekur nga koronavirus në Durrës, duke e çuar në total ditën e sotme në 14 numrin e të infektuarve. Gazetari Leonidha Musaj raportn për abcnews.al se bëhet fjalë për dy të moshuar, 71 dhe 77 vjeç.

Njëri prej tyre 77-vjeçari dyshohet se është infektuar nga djali i tij, i cili punonte në një call center. Djali dhe bashkëshortja e tij kanë shfaqur shenja të virusit, ndërsa janë rekomaduar të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk kanë komplikacione të rënda.

Ndërkohë, i moshuari tjetër nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk ka pasur kontakte me të infektuar të tjerë, por ka takuar persona që kanë ardhur nga vendet e prekura.