I izoluar në bunkerin e tij në Surrel shfaqet sërish: Bëni durim, pasdite do flas në telefon me presidenten e KE…

Rama vijon të jetë i izoluar në bunkerin e tij në Surrel, por nuk harrn për asnjë çast të shfaqet në video-mesazhe apo mesazhe që tashmë janë bërë të padurueshme për të gjithë shqiptarët.

Sot përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se, rreth pasdites së sotme do të ketë një telefonatë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von De Leyen.

Kreu i qeverisë falenderon qytetarët për mirëkuptimin e këtyre ditëve, ndërsa sipas tij duhet pasur durim për masat e karakterit ekonomik.

Por edhe pse të gjithë presin shpjegimin e masave të ndërmarra, apo që do të ndërmerren, Rama duket se me përparësi ka telefonatën me presidenten e KE.

Postimi i plotë i Ramës:

SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!