I doli testi negativ nga koronavirusi, qytetarja Tropoja gjendet pa zgjidhje në mes të Tiranës

Shtron mbesën në spital sepse i thanë se ka koronavirus, qytetarja Tropoja gjendet pa zgjidhje në mes të Tiranës

Shtron mbesën në spital sepse i thanë se ka koronavirus, qytetarja Tropoja gjendet pa zgjidhje në mes të Tiranës.

Një zonjë në spitalin Infektiv të Tiranës ka shtruar mbesën e saj 19-vjeçe të cilën e ka sjellë ditën e djeshme për ti kryer analizat.

Spitali i Tropjës ka dyshuar se vajza mund të jetë prekur nga koronavirusi, pasi është paraqitur me simptoma të COVID-19. Spitali i Tropojës e ka transportuar vajzën pranë spitalit Infektiv në Tiranë për analiza, duke u nisur dhe nga rastet e konfirmuara më parë në Tropojë.

Analiza i është bërë vjazës dhe vajza ka rezultuar negative, ndërkohë që spitali i Tropojës hedhin dyshime se vajza është e infektuar.

Zonja nga Tropoja tregon se e kanë thirrur që ta marrë mbesën e saj pasi ajo ka rezultuar negative ndaj koronavirusit, ndërkohë që ajo shprehet se spitali i Tropojës nuk i nis një ambulancë, pasi i thotë se mbesa ka dalë pozitive.

“Edhe nga frika të them të drejtën nuk mund ta marr sepse kam 8 fëmijë dhe nuk kam ku ta lë. Këta më thonë hajde merreni. Këto të siptalit të Tropojës pa pikë përgjegjshmërie më thonë mua e ke marrë gabim tij”, thotë zonja.