Si mund të parandalohet virusi me bimët mjekësore, cfare duhet të përdorni

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja në një lidhje me skype me emisionin “Vila 24” në News 24 dha këshilla të vlefshme se si mund të parandalohet prekja nga koronavirusi.

Merja këshillon të mos abuzohet me sasinë e hudhrës, apo qepëve që konsumoni. Ai jep sasinë dhe recetat e duhura për të gjithë të interesuarit.

“Nuk këshillohet një kokër hudhër, duhet të konsumoni 2 thelbinj në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë. Edhe fëmijëve një thelbi hudhër ua grijmë në kos.

Mund ta kombinoni hudhrën edhe me mjaltin pasi dyfishohet fuqia goditëse e këtij produkti mbi agjentët që hyjnë në organizmin tonë. Po ashtu edhe qepa është antivirusale e fuqishme. Marrim 2 kokrra qepë dhe i grijmë, i marrm lëngun, 5 lugë afërsisht, brenda hedhim edhe `12 thelbinj hudhra, i përziejmë hedhim edhe mjaltë.
Këtë përzjerje e mbajmë të mbyllur në një enë dhe cdo person mund të hajë një lugë gjelle nga kjo përbërje. Më mirë do të ishte që receta të bëhet me qepën e kuqe, pasi ajo përmban antioksidantë të fuqishëm”,- tha Merja.

Por me cfarë mund t’i mbrojmë fëmijët? Merja jep një recetë për të përgatitur një caj edhe për ta.

“Përdorim kokrrat e vogla të arrës së papjekur, i ziejmë dhe i bëjmë caj, ose trendafilin e egër. Për një fëmijë të vogël na duhen 2 gota ujë tek i cili hedhim 12 kokrra trëndafil të egër dhe 2 apo 3 fijë nga caji i malit, pra ka jo thjesht vitamina por edhe fitokimikate të dobishme për të luftuar këtë virus të egër”,- sqaroi Merja.