“Hakmarrje për Brexit”/ Kush e infektoi me Covid-19 kryeministrin Boris Johnson

“Kjo mund të jetë një hakmarrje për Brexit”. Kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail, e cila është vënë në kërkim të ‘Pacientit Zero’, njeriut që e solli koronavirusin deri në nivelet më të larta të qeverisë britanike.

I prekuri më i rëndësishëm nga infeksioni është vetë kryeministri, Boris Johnson.

Po kush mund ta ketë infektuar? Këtu gazeta bën një investigim dhe thotë se virusi mund të ketë ardhur nga kryenegociatori i BE për Brexit, Michel Barnier.

Ky i fundit u takua më 5 mars me David Frost, kryenegociatorin e Britanisë për Brexit.

Më 19 mars, Barnier tha se është testuar pozitiv për koronavirus.

Një ditë më vonë, Frost hyri në vetëizolim me simptoma të buta. Ai u bë i pari person në rrethin e ngushtë të kryeministrit Johnson me koronavirus.

Menjëherë, të tjerë zyrtarë të lartë nisën të punojnë nga shtëpia.

Dy ditë pas nuk u ndje mirë, dhe një ditë pasi testi e konfirmoi pozitiv, Johnson nisi të drejtojë vendin nga vetëizolimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here