Hakmarrja e Ramës s’njeh kufi, pushon nga puna mjekun që denoncoi skandalin te Urgjenca

Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja është pushuar nga puna ditën e djeshme me urdhër të Ramës pa asnjë vendim dhe motivacion nga institucioni përkatës.

Mjeku Ilir Allkja thotë se, është shkarkuar si hakmarrje e kryeministrit Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët që kurojnë të prekurit me Covid-19.

Se si mund të shkarkosh mjekët në ditën kur bën thirrje për të mobilizuar edhe studentët e mjekësisë, këtë vetëm një qeveri skandaloze mund ta bëjë.

Reagimi i mjekut Ilir Allkja

Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim!

Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë!

Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit verbal, në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë!

allkja