Guardiolën s’e mbajnë nervat, vepron me Fernandesin si me Ronaldon

Nuk është hera e parë që Guardiola bën veprime si ajo të dielën me Fernandesin

Të dielën, në sfidën mes Manchester United dhe Manchester City, Pep Guardiola dhe Bruno Fernandes kanë pasur një diskutim mes vete.

Gjithçka lindi kur Guardiola nuk ia dhuroi topin, edhe pse u duk se do t’ia dhuronte atë.

Kjo irritoi lojtarin dhe shkoi deri te momenti kur ai ia bën trajnerit të Man City ‘Shhhhh’, që ta mbyllë gojën.

Sido që të jetë, kjo nuk është hera e parë që Guardiola provokon futbollistët.

Një rast pothuajse i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2010, në sezonin e dytë të Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Në “El Clasicon” që Barça e kishte fituar 5-0, Guardiola ishte tallur me CR7 kur rezultati ishte 2-0.

Teksa Ronaldo i ishte afruar për ta marrë topin, Pep e kishte gjuajtur atë në tokë, ndërsa portugezi menjëherë ka reauar duke e shtyrë trajnerin atë kohë të Barçës – kjo kishte nxitur edhe përleshjen e futbollistëve dhe eskalimin e ndeshjes, që në fund u mbyllë 5-0.