Gjermania po e sheshon numrin e të infektuarve me Covid-19, shefi i Shëndetit Publik: Masa që dha më shumë efekt…

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik të Gjermanisë pretendon se shkalla e infeksionit të ri koronavirus në vend po tregon shenja të rrafshimit, duke theksuar suksesin e masave distancuese sociale të miratuara në shkallë vendi.

“Ne po shohim shenja që kurba e rritjes eksponenciale po zvogëlohet pak”, tha Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch. “Por unë do të jem në gjendje ta konfirmoj përfundimisht këtë prirje të Mërkurën”.

Gjermania ishte ndër vendet e para evropiane që futi një seri masash të reagimit emergjent duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufizimin e rëndë të tubimeve publike.

Wieler tha më parë se ai pret që midis 60 dhe 70 përqind e popullsisë së botës ka të ngjarë të infektohen para se të shërohen dhe të zhvillojnë imunitet, gjatë rrjedhës së afro dy viteve.

Wieler shtoi se niveli përfundimtar i vdekjes është ende i paqartë dhe do të varet nga shpejtësia me të cilën mund të prodhohet një vaksinë në masë kur të zhvillohet.

Aktualisht, Gjermania ka gjithsej 24.904 raste të infeksionit koronavirus me 94 vdekje. Rreth 266 njerëz janë shëruar nga virusi. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel është vendosur në karantinë pas kontaktit me një mjek i cili më pas ka testuar pozitiv për koronavirusin. RT