Gjermania ”hap dyert” për të sëmurët italianë, mbërrijnë dy pacientët e parë të prekur me Covid

Në një kohë kur spitalet në Itali janë të tejmbushur dhe nuk mund të trajtojnë më pacientë me COVID19, një akt solidariteti ka mbërritur nga Gjermania.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lajpcig të Gjermanisë mbërritën pacientët e parë italianë me koronavirus, të cilët do të marrin trajtim pikërisht në spitalet gjermane.

Bëhet fjalë fillimisht për dy pacientë të sëmurë rëndë, të cilët u transportuan në spital në masa të rrepta sigurie.

“Kjo është një shenjë se ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha një zëdhënësi i landit të Saksonisë. Ky land është zotuar se do të marrë të paktën 6 pacientë italianë për trajtim.

“Qeveria italiane na pyeti disa ditë më parë nëse ne mund të ndihmojmë duke u kujdesur për pacientët që nuk po kujdesen në Itali”, tha më herët kryeministri i shtetit të Saksonisë Kretschmer.

“Pas konsultimit me mjekët mbi aftësinë spitalore në shtetin gjerman lindor, Saksonia ka pranuar të mirëpresë gjashtë pacientë italianë në spitalet e qytetevë të Dresdenit dhe Lajpcig”, shtoi ai.

“Në Itali ata tani po marrin një vendim etnik shumë të vështirë … duke zgjedhur gjashtë persona që do të futen në aeroplan”, tha kryeministri i shtetit.

Kretschmer tha se trajtimi i pacientëve italianë do të ishte një shans për mjekët në Saksoni të mësojnë për koronavirusin por gjithashtu dhe një shenjë solidariteti njerëzor në këto momente të vështira që është duke kaluar Italia.