Gjermania: 80% e të prekurve nga koronavirusi do ta kalojnë pa asnjë pasojë

Nga Ralf Schuler, BILD

Çfarë befasie në takimin e grupit parlamentar të CDU/CSU.

“Nga 60 deri në 70 përqind e njerëzve në Gjermani do të infektohen me koronavirus,” tha kancelarja Angela Merkel, pak para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar.

Në grupin parlamentar ra heshtja, raportojnë disa nga pjesëmarrësit.

Ajo shtoi: “Me rastin e koronavirusit po përballemi me një sfidë si asnjëherë tjetër. Varet vërtet nga ne… Barra kryesore i takon Jens Spahn. Ai i bën mirë gjërat. Kjo është një nxitje për të ardhmen e afërt. Sepse kriza natyrisht nuk ka mbaruar”.

Merkel, e cila në ditët e shkuara është informuar vazhdimisht nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe mbi të gjitha nga këshilltarja, Helge Braun, një doktoreshë dhe profesoreshë e nderuar, ka theksuar se gjithmonë e më shumë aktivitete do anulohen për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjermania padyshim që do të vazhdojë të luftojë me virusin për një kohë të gjatë, kështu që është e rëndësishme që tani në fazën e ngjitjes dhe përhapjes të mos fitojë shpejtësi. Kjo është mënyra e vetme që mund të merren masa shoqëruese dhe shpresojmë të bëhen efektive.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi analizën e kancelares. Duhet të priten deri në 70 përqind e të infektuarve- nëse nuk është e mundur që të zhvillohet dhe përdoret më herët një vaksinë. Spahn, pamja e të cilit u përshkrua nga pjesëmarrësit si ‘i sigurt, i qartë dhe faktik’, megjithatë theksoi se 80 përqind e të gjithë personave të infektuar do e kalojnë epideminë me pothuajse asnjë simptomë.