Gjendet i pajetë një person tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme tek kopshti Zoologjik në Tiranë.

Policia njofton se, më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.