Francezi u arrestua pse shiti maska të skaduara, ndërsa Rama…

Një burrë 59-vjeçar u arrestua të martën në në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara.

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.

Xhandarmëria tha se, operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara. Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.

Produktet industriale, të skaduara dhe të destinuara për shkatërrim, ishin marrë nga një punonjës i kompanisë. Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet.

Shqipëria është përfshirë nga një skandal i përmasave tronditëse, pasi qeveria ka shpërndarë qindra-mijëra maska të skaduara. Megjithatë, kryeministri Edi Rama po e përdor këtë skandal për të bërë shfaqje.