Fatkeqësi më e madhe nuk mund t’u binte shqiptarëve në këto kohë që nuk po na ndahen fatkeqësitë…

Nga Edi PALOKA

Kosova 10 milion pa asnje rast, Rama nuk i prek asnje qindarke partneritetit te tij me oligarket!

Nxjerr ne rruge ushtrine po nuk mendon si do mbijetojne 80% e familjeve qe dhe ne kushte normale mezi sigurojne buken!

Ka per borxh te qendroj non stop ne ekrane e te na shfaqet me ze apo tekst neper telefona duke na “keshilluar” te lajme duart e te mos kruajme hunden, po nje qindarke nuk e prek nga partneriteti i tij me oligarket.

Kosova, ende pa u shfaqur asnje rast, ka marre masat e para administrative (sic duhej te kishte bere Rama qe kur opozita i beri thirrje) dhe ka caktuar 10 milion euro si hap te pare.
Ne kemi te infektuar dhe viktima, por kryeministri yne nuk prek asnje qindarke dhe ka vene ne dispozicion nje shume qesharake dhe 1.2 milion maska te skaduara…

Nxjerr policine e ushtrine ne rruge per te mos lejuar njerzit te dalin (nje jave me pare “tallej” me opoziten qe vinte alarmin e hapte “panik”) po “harron” qe 80% e familjeve shqiptare mezi e sigurojne buken e gojes edhe ne kushte normale!

E pastaj del me paturpesine e nje te semuri delirant e thote: “Jeni me fat qe me keni mua kryeminister”.

Fatkeqesi me e madhe nuk mund t’ju binte shqiptareve ne keto kohe qe nuk po na ndahen fatkeqesite…