Familja u prek nga koronavirusi, policia blindon fshatin, vendoset i gjithi në karantinë

Një fshat i gjithë është vendosur në karantinë në Fier, pas zbulimit të një familjeje me të prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për fshatin Mbërs, ku së fundi kanë arritur dhe përfaqësues të ISHP-së dhe Policia e Shtetit, dhe kënë vendosur karantimimin e të gjithë fshatit.

Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje daljet e fshatit Mbërs duke bllokuar lëvizjen e banorëve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rrepta të policisë.

Ndërkohë Faxweb.al raportopi pak më parë se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre anëtarëve të një familje në Dërmenas të Fierir, të cilët prej ditesh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

Burimet bëjnë me dije se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulance drejt spitalit infektiv në Tiranë, ku do të marrin dhe mjekim më të specializuar.

Gruaja, e infektuara e tretë me covid 19 vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qendrueshme shëndetesore deri më tani, edhe pse do të duhet të mbahet nën vëzhgim lidhur me simptomat që do të shfaqë.

Ndërkohe pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-së për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitare të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në urgjencë, pediatri dhe maternitet teë kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

Kujtojmë se deri dje numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus kishte shkuar në 51 persona, një prej të cilëve ka humbur jetën, disa ditë më parë në spitalin e Durrësit. Po ashtu duke iu referuar deklaratës zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, deri dje numri i personave të shtruar në spitalin e Traumës ishte 20, 3 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.