Familja me 4 anëtarë të infektuar nga koronavirusi/ Frikë në Vlorë, kryefamiljari i prekur shërbente sanduiçë në rrugë

Mbrëmjen e kaluar Vlora u shënua si një tjetër vatër e koronavirusit në vend. Një familje me katër anëtarë është konfirmuar me koronavirus dhe është nisur me urgjencë drejt Infektivit në Tiranë.

Bëhet e ditur se nipi 24-vjeçar ka qenë në levizje dhe dyshohet se ai mund t’i këtë infektuar.

Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ.

Qytetarët e Vloës tashmë ndihen në frikësuar dhe tregojnë se, kryefamiljari i prekur ka punuar duke sherbyer sanduiç dhe qofte në një banak pranë rrugës.

“U tha mbrëmë për 4 persona. Nuk kam pasur muhabet, por e kam parë në lagje këtu. Sepse kishte banak. Dalim në orarin që ka përcaktuar qeveria, duke pasur edhe kujdes pe veten sepse kjo ka shumë rëndësi.

Po e dëgjuam mbrëmë, por nuk e njoh. Frikë kemi, por nuk do të dal më. Frika është, por nuk kam pasur marrëdhënie me atë familje”, shprehen banorët.