Edi Rama, boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet në kurriz të bukës së shqiptarëve!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për mungesën e mirëmenaxhimit të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Sipas tij, shqiptarët kanë mbetur pa bukë, ndërsa oligarkët mbushin xhepat nga koncensionet.

Vasili thotë se, Rama nuk duhet të luftojë pandeminë duke përhapur lajmet me vdekje, por të marrë në konsideratë propozimet e opozitës, si dhe të sigurojë kite e tampone.

Reagimi i plotë i Vasilit

Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet ne kurriz te bukes se shqiptareve !

O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.
Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.

Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.

Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet.

S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot.

Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen.

Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri.

Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor.

Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune.