Edhe në këto ditë halli ja si e genjen popullin Rama, çfarë tha më 12 mars dhe çfarë tha sot

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi fjalimin e zymtë që mbajti sot kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Vasili tha se Rama gënjen edhe në këto ditë të vështira. Ai bëri një krahasim me fjalimin e mbajtur më 12 mars.

Postimi i Vasilit

Edhe ne keto dite halli ja si e genjen popullin ky ish kryeministri Rama??

Ne 12 mars vetem nje jave me pare Edi Rama na tha:

“BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT”!

Sot ne 19 mars jave me pas Edi Rama na tha:

“Ndajeni bashkë me mua mendjen që në këtë luftë për ekzistencë, në kuptimin më brutal, jemi të vetëm, ndryshe nga tërmeti, ku dyert e botës mbarë garantuan fondet e rindërtimit”.

Askush nuk mund t’i besoje as nje njeriu te zakonshem kur genjen ne kete menyre dhe jo më Kryeministrit.

Ndaj ky eshte realisht nje ish Kryeminister.

Sepse Kryeministri nuk mund te jete kurre nje genjeshtar ordiner pasi ka pergjegjesine e qeverisjes per nje popull te tere.

Shqiperia ne kete krize te jashtezakonshme ka nevoje per drejtim te vertete,transparent dhe te sinqerte dhe nje Kryeminister genjeshtar eshte e kunderta e ketyre.

Shqiptaret kane mbi shpine hallin e madh te pandemise dhe ata nuk mund te mbajne dot edhe ate te papergjegjesise se nje ish Kryeministri.