Edhe deputetë shqiptarë të prekur nga koronavirusi

Deputetë shqiptarë dhe një fëmijë janë të prekur nga koronavirusi. Lajmin e raporton “News 24”, duke iu refruar “nje dokumenti nga ISHP”.

Prej shfaqjes së COVID 19 në Shqipëri, ISHP ka njoftuar se deri më datë 15 Mars kanë kryer gjithësej 532 testime gjithsej për të verifikuar personat që mund të jenë prekur nga ky virus. Ndërkohë që raportimet janë shtuar se shumë qytetarë që dyshojnë se mund të jenë të infektuar dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, nuk po arrijnë të kryejnë dot testin, një pjesë e konsiderueshme e testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve të cilit i kanë shërbyer personave që kanë rezultuar pozitiv të papajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse.

BalkanWeb” ka siguruar nga burime të besueshme pranë ISHP të dhëna personave që i janë nënshtruar testimit. Për arsye etike, me qëllim ruajtjen e privatësisë, nuk do i bëjmë publike, por disa fakte domethënëse do t’i raportojmë.

Nga një vëzhgim i listës, ajo çka të bie në sy, është numri i lartë i personelit shëndetësor që i është nështruar testimit. Rreth 30 % të numrit total të testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve. Kujtojmë se PD ka kërkuar vazhdimisht marrjen e masave nga Qeveria për pajisjen e personelit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë me mjete mbrojtëse.

Një fakt shqetësues ky, nëse do të kemi parasysh se që nga momenti i kryerjes së testit e deri në daljen e rezultateve, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim. Ndërsa testi ka rezultuar pozitiv deri më tani për më shumë.

Gjithashtu në listë vihet re se në listën e personave të testuar ka edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndër to një deputet i qarkut Shkodër dhe një deputet i qarkut Durrës. Edhe pse testet e tyre kanë rezultuar negativ deri më tani.

Një fakt shqetësues, për të cilën deri më tani është thënë e kundërta, është se në mesin e personave të testuar rezultojën edhe fëmijë të mituar të moshave 0-14 vjec, ku në të paktën një rast një 13 vjecar ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që rreth 20 % e personave të prekur janë nën moshën 35 vjec.

I pari që kryeson listën e të testuarëve për COVID19, është një djalë 18 vjecar që ka rezultuar negativ ndaj testit të kryer, më 30 Janar 2020. Testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitiv. Data 11 mars rezulton të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.

Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv. Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të dhënat nga ISHP po ruhen në një format që përfshinë të dhëna si kodin e kodi i personit që i nënshtrohet testit, emër e mbiemër, datën e testimit, rezultatin, njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, kontaktet që ka patur si edhe moshën.

Sot , nga Ministria e Shendetesise u njoftua se numri i te infektuarve ka shkuar ne 51.