E larguan pse denoncoi kushtet skandaloze në Urgjencë, infermieri: Jam gati të rikthehem, por…

Një vit më parë, Frrok Bardhin e hoqën nga puna si infermier në Urgjencë, vetëm për faktin se denoncoi mungesën e kushteve bazike për të shpëtuar njerëzit në nevojë.

Sot Frrok Bardhi edhe pse është prej një viti në gjyq me instancat shëndetësore, duke parë nevojën për mjek dhe infermierë, ka vendosur ti përgjigjet thirrjes për t’iu bashkuar armatës së bluzave të bardha që po luftojnë me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri.

“E bëj për hir të Popullit tim.

Nqs se më rikthejnë në punën time ku kam qenë, që nesër vesh rrobat e Infermierit, në urgjencën paraspitalore të Spitalit të Traumës, për hatër të shëndetit të popullit tim, të kontriboj aq sa kam mundësi në këtë kohë të vështirë.

Kam 1 vit i larguar padrejtësisht nga puna si Infermier i Urgjencës. Kam eksperiencë pune 30 vite, nga këto 18 vite Infermier Urgjence prane Urgjencës së Tiranës.
Jam nëpër gjyqe për këto padrejtësi..

Kam dy kushte:

1.Nqs i fitoj gjyqet, paratë t’mi japin nga xhepi i tyre ata që më kane larguar, padrejtësisht.

2. Nqs se shikoj të meta dhe mangësi të qëllimshme në sistemin shëndetësor shqiptar, ti denoncoj ato përsëri.

Kurajo, Shqiptar kudo jeni.

Shqiptarisht Infermier Frrok Bardhi Mirditë Tiranë”.