E gjithë Tirana drejt vetëizolimit, mbyllen edhe klinikat dentare

Teksa Tirana dhe Durrësi po shkojnë drejt një vetëizolimi total, Urdhri i Stomatologut u ka bërë thirrje të gjithë dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre deri në datën 3 prill.

Sa i përket shërbimeve të urgjencës, Urdhri i Stomatologut urdhëron që të kryhen vetëm konform Protokollit të OBSH.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, njofton Urdhri i Stomatologut.

Sot në mesditë ndërpritet edhe shërbimi urban në të gjithë Tiranën dhe Durrësin, ndërsa autoritetet apelojnë që njerëzit të qendrojnë sa më shumë në shtpëpitë e tyre dhe të shmangin lëvizjet.