Dy tragete me 340 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës, frikë në qytet

Dy tragete me 340 pasagjerë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Frika ishte që prej mbrëmjes së djeshme e pranishme pas përhapjes së lajmit se tragetet ndodheshin në det dhe po vinin në Durrës edhe pse Italia ishte shpallur zonë e kuqe e gjitha.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se të gjithë pasagjerëve iu është bërë kontroll për simptoma të ndryshme nga koronavirusi.

Atyre iu janë marrë të dhënat se nga po udhëtonin dhe ku po shkonin ndërkohë që kanë dorëzuar edhe numrat e telefonit.

Te pyetur nga gazetari i Abc News, udhëtarët shprehen se janë kontrolluar në Bari dhe Durrës.

“Gjithçka duket normale në jug të Italisë. Na kontrolluan atje për temperaturën dhe këtu po ashtu. Nuk patëm asnjë problem”, shprehet një qytetar. /abcnews.al