Dy të prekurit nga koronavirusi, pronarë të një bilardoje dhe bar kafeje në Tiranë (Foto)

Mendohet se kanë pasur kontakt me shumë persona

Viktor Kola dhe i biri Paulin Kola që rezultuan pozitivë ne testet e Koronaviruesit, mendohet që të kenë pasur kontakte me shumë persona, që nga data që i biri është kthyer nga Italia. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh në një konferencë për shtyp të pak çasteve më parë se janë testuar rreth 14 persona që kanë pasur kontakt të ngushtë me personat në fjalë.

Megjithatë burimet shprehen se numri mendohet të jetë shumë më i madh. Viktor Kola ndër të tjera ka në pronësi një njësi shërbimi bilardo dhe bar kafeje në rrugën “Irfan Tomini” , gjë që nuk përjashton dhe kontaktet rastësore me persona të tjerë. Koronavirusi sipas specialistëve nuk transmetohet nga ajri, por transmetohet nëpërmjet stërklave të pështypmës, dhe kontakteve fizike.

Nga ana tjetër, burimet i thonë gazetës MAPO se Viktor Kola është paraqitur vetë në ambientet e urgjencës së QSUT, për një kontroll rutinë. Të njëjtat burime saktësojnë se mjekët pasi kanë parë siptomat, dhe dëgjuar historinë, i kanë bërë analizat. Përfundimi ka qenë pozitiv dhe më pas së bashku me të birin janë futur në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm se dy personat e dyshuar rezultuan pozitiv, duke shënuar kështu rastin e parë në vendin tonë me virusin vdekjeprurës. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se babë e bir kishin hyrë në Shqipëri përmes doganës së Hanit të Hotit, por drejtuesit e kësaj dogane e mohojnë një gjë të tillë. “Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as Paulin Kola dhe as Viktor Kola nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit”, thuhet në deklaratë.

/mapo.al 

1 13

2 11