Dy kompanitë celulare heqin mesazhin zanor të Ramës pas reagimit të PD

Dy prej kompanive celulare që futën në mes të telefonatave, një mesazh zanor personal të Edi Ramës, e hoqën atë.

Kompanitë e hoqën mesazhin zanor menjëherë pas deklaratës së PD. Tani, në pamundësi për t’u takuar fizikisht, qytetarët mund të komunikojnë lirshëm mes tyre.

PD, në nje reagim të orës 13.00 e cilësoi këtë një propagandë të kryeministrit, që pengonte punën e mjekëve dhe komunikimin e qytetarëve.

“Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij. “- theksoi PD në deklaratën e saj.

Forca më e madhe e opozitës u bëri thirrje kompanive celulare që të ndihmojmë me internet falas fëmijët, duke qenë se mësimi po zhvillohet online dhe shumë familje nuk kanë mundësi ta përballojnë.