Dvorani drejt arrestimit?

Dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese

Ky pasazh nga opinioni parparak i Komisionit të Venecias, siç është zbardhur nga mediat, përbën diçka më shumë sesa një konstatim: ai është lëndë e parë e një akuze nga e cila Ardian Dvorani, kreu I Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk mund as të ikë, e as të shpëtojë.

Komisioni i Venecias po na thotë se ky titullar ka imponuar një seri veprimesh administrative që e kanë vënë presidentin e Republikës në kushtet e reagimit shkak-pasojë duke kaluar kufijtë kushtetues. E thënë ndryshe: Ardian Dvorani, i vetuar, filtruar dhe promovuar ka kryer një provokacion të rënë kushtetues ndaj institucioneve të këtij vendi duke e futur pakushtetueshmëri Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është më tepër se një gabim profesional; është FAJ dhe mungesë përgjegjshmërie. Shumëkush mund të thotë se në media nuk mund të gjykohet mbi aktet e drejtuesve, pasi ëstë gjykata. Çështja është se për shkak të akteve të këtij njeriu dhe KED, vendi përballet me një krizë artificiale, intepretimi instrumental i së cilës ka synuar të izolojë opozitën dhe Presidentin dhe të shesë si më të mirën krahun e “drejtësisë”.

Pra z. Dvorani dhe shkeljet e tij të provuara.
Është për këtë arsye që kërkesa për largimin e tij nga drejtimi i KED dhe nxjerrja mandej nga sistemi i drejtësisë të jenë prioritare për opozitën nëse kjo e konsideron seriozisht qëndrimin e vet të deritanishëm.

Një titullar që provokon situatë të tillë nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë. Ai ka provuar po ashtu se i ashtuauqjturi test i vetingut nuk garanton ASGJË, por ishte një mjet për të ndjekur politikë kuadri në sistemin e drejtësisë duke e sterilizuar atë në emër të luftës kundër Korrupsionit dhe për të hapur rrugën “për njerëzit tanë”.

“Faktor”