Drejtori i OBSH për Europën: Shenja inkurajuese të ngadalësimit të përhapjes së virusit në Europë

“Edhe pse situata është ende brengosëse, po fillojmë të vërejmë shenja inkurajuese”, ka thënë Hans Kluge në një konferencë për gazetarë të emetuar on-line nga Kopenhaga.

Ai ka thënë se në Itali, ku është vatra më e madhe e sëmundjes COVID-19 në rajon, shkalla e të infektuarve është pak më e vogël, megjithëse është ende shumë herët të thuhet se pandemia e ka arritur kulmin e saj në këtë vend.

OBSH e Evropës, e cila përfshinë 53 vende, sipas të dhënave të saja zyrtare, pretendon se ka 220.000 të infektuar dhe 11.987 të vdekur nga koronavirusi në këtë rajon.

Rreth 60 për qind të infektuarve dhe 70 për qind të vdekurve të regjistruar në botë vjen nga ky rajon, ka thënë Kluge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here