Dr. Pipero flet për Covid-19: Ja kur do të shfaqet situate reale

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje telefonike në Fax News ka komentuar situatën e pandemisë COVID-19, dhe rastet që janë shfaqur derimë tani në vendin tonë. Pipero tha se, situata reale në Shqipëri do të mund të shfaqet vetëm në javën e fundit të Marsit, dhe në fillim të muajit Prill.

Pipero u shpreh se, personat që janë të shtruar deri më tani në spitalin Infektiv janë në gjendje të qendrueshme, edhe pse gjendja reale e një pacienti shfaq një përkeqësim midis ditës së 6-9 të shtrimit në spital, për atsue që ende nuk shpjegohen.

“Faktikisht e kemi thënë që situata është serioze po ne jemi ende në fillim të pandemisë, është periudha e rritjes graduale, ne jemi një vend i vogël dhe kjo është në raport me popullsinë. Fundi i kësaj jave, dhe java pasardhëse do të sjellë dhe numra më të mëdhenj. Nuk duhet që të harropjmë se jemi në nisje të pandemisë, dhe larg kulmit të saj. Duhen dy tre javë pas marrjes së masave për të kuptuar efektivitetin e tyre. Në opinionin tim qytetarët nuk po e kuptojnë ende përmasat e kësaj pandemie.

Shohim ende shumë qytetarë që nuk i kufizojnë lëvizjet e tyre, dhe më tepër grumbullimet. Më duket se ende nuk janë ndërgjegjësuar, masat mund të duken drastike, por nuk janë ende ekstreme. Unë besoj që nga data e fillimit do të duhen 3-4 javë për të arritur konkluzioone të qendrueshme do të marrin në fundin e Marsit, dhe në fillimin e Prillit.

Personat që janë në spital, në shumicë janë me sëmundje të tjera shoqëruese, ne mund të flasim me siguri për gjendjen e tyre vetëm pas ditës së dhjetë, mes ditës së 6-9 ka një arsye të pashpjegueshme, se ka një përkeqësim të gjendjes së pacientëve. Bota ende nuk ka një medikament, që të jetë i certifikuar për kurimin e pacientëve me COVID. Unë e di që një sasi e mjaftueshme për fazat e para me medikamentë ka ardhur, por përdoret në format e rënda të sëmundjes”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha se është e kot që në këto momente të flasim se kush është pacienti zero, dhe u shpreh se të gjitha rastet në vendin tonë, kanë pasur kontakte me Italinë.
Pipero u shpreh se qytetarët duhet të jenë të durueshëm dhe të kuptojnë se testet kryhen vetëm në rastin e shfaqjes së simtomave serioze, e veçanërisht në rastet kur mund të kenë vështirësi në frymëmarrje.

Po ashtu mjeku saktësoi se çdo person, pavarësisht moshës së tij mund të preket nga COVID19, pavarësisht nëse e manifeston apo jo sëmundjen, ai mund të jetë bartës për persona të tjerë.

“Dua të bëj një saktësim, që ne mjekët të gjejmë pacientin zero, nuk ka vlerë që të merremi me këtë. Fakt është që shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me njerëz që kanë ardhur nga Italia, janë 4-5 burime që kanë lidhje me njëri tjetrin, dhe që kanë sjellë COVID-in në Shqipëri. Në dijeninë time po gjurmohen të gjithë rastet e kontaktit, dhe kjo na ndihmon edhe ne mjekëve, që të kemi një fluks më të ulët pacientësh.

Dua të ndaj së pari me specialistët një mendim timin, nuk është një fushatë depistimi për të gjetur në popullatë se kush e ka dhe kush nuk e ka. Në këtë situatë është e domosdoshme që të gjurmohen rastet e kontaktit, nuk bëhet depistim për statistikë.

Do të këshilloja qytetarët që të mos bëhen kuriozë dhe të kërkojnë që të bëjnë teste a e kam, a se kam, lërjuani detyrën për të imvestiguar dhe për të kontrolluar epidemiologëve. Jo çdo rast që ka temperaturë mund të jetë COVID, dhe jo çdo rast që mund të ketë kollë është doemos me COVID. Dua të këshilloj të gjithë qytetarët që të vetëizolohen, dhe të respektojnë rregullat e distancimit social, vetëm nëse kanë kollë , temperaturë dhe veçanërisht vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë numrin 127.

Të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe të gjithë botës mund të preken, por jo të gjithë mund të manifestojnë sëmundjen, por bëhen burim infeksioni për të tjerët. Moshat e reja preken, edhe pse nuk manifestojnë sëmundjen, po mund të shërbejnë për të infektuar të tjerët.Do këshilloja të rinjtë që të jenë të kujdesshëm dhe për moshat e treta. Çdo qytetar që mbron veten, mbron dhe 15 persona të tjerë, dhe bën që ne mjekët ti japim ndihmë atyre që kanë realisht nevojë për të shkuar në spital”, u shpreh mjeku.