“Dorëzohet” edhe Britania, Boris Johnson urdhëron mbylljen e kafeneve dhe restoranteve

Boris Johnson urdhëroi të mbyllen sonte të gjitha baret, restorantet, në një bllokim eksrtem për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri u tha sot në një konferencë për shtyp se ambientet sociale që përfshijnë gjithashtu teatro, kinema, palestra dhe qendra sportive duhet të mbyllen sa më shpejt që të munden dhe jo të rihapen nesër’, raporton Dailymail.

Ai përsëriti një lutjet për të qëndruar në shtëpi, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të rritet në 177, duke shënuar 40 vdekje të reja gjatë ditës së sotme.

Kryeministri britanik tha se masat e mara të hënën që njerëzit të izoloheshin vullnetarisht, tani duhej të shkonin më tej pasi ai urdhëroi mbylljen e shërbimeve për 14 ditë, deri në një urdhër të dytë.