“Do shpëtojmë nga koronavirusi, por do vdesim nga uria”! Berisha publikon mesazhin

Qytetarët po vuajnë për ushqimet bazë. Kjo për shkak të izolimit nga koronavirusi dhe neglizhencës së qeverisë e cila duket se i ka braktisur plotësisht.

Në një mesazh dërguar ish-kryeministrit Berisha, një qytetar nga zonat rurale shkruan se po vuajnë për ushqime bazike.

‘Do shpëtojmë nga koronavirusi por do vdesim nga uria!

Qytetari dixhital nga zona rurale denoncon braktisjen e tyre të plotë nga narkoqeveria. Ai denoncon mungesën e madhe të produkteve ushqimore!

Miq, une ju bëj thirrje qytetarëve të shmangin në maksimum kontaktet, daljet dhe të respektojnë të gjitha rregullat e higjenës si rruga më e sigurtë për të mbrojtur veten, familjen, shoqërinë nga infeksioni.

Unë ju lutem shumë të dashur qytetarë mos i njësoni këto rregulla me Edvin Çekap Maskën, Ndrikull Hajni Maskën dhe narkoqeverinë e tyre të cilëve ju nuk doni tju shifni fytyrën as bojën por i respektoni ato si një borxh moral që kemi ndaj vetes tonë dhe njëri tjetrit.

Gjithashtu kërkoj me urgjencë krijimin e njësive tregtare ambulante me mallrat ushqimorë dhe ato të higjenës dhe ilaçeve për zonat rurale të vendit në mënyrë që banorët e këtyre zonave të plotësojnë nevojat e përditshme bazë!

Lexoni mesazhin e tij prekes. sb

Z. Berisha pershendetje. Nje shqetesim te madh kemi me kete situat shtet rrethimi jetojem ne zona rulale ku nuk kemi as market per te bler qoft edhe nje pako kryp, cfar duhet te bejem? Kyj i derguari i Zotit kyj i gjati qe per veteceshte ngujuar ne parajsen e Sarajeve re Surrelit as qe ka menduar edhe me sa duket se kalon ne mendje edhe si ve faj se ka shum pune duke bere Jaga ska koh po shiko mos na mbarosh hall se do shpetojem nga corona virusi po do na vdesi nga uria kyj i madherishemi, i plot fuqishmi i shqip folesve kyj qe kaloi dhe pritshmerit e Elisa spiropalit se do ishte Skenderbeu i 2te po kyj doli perendija i dyte. Pa shiko mos flasesh ti e na mbarosh hall se atij i ka fol perendija ne rrez te veshit. Respekte Zoti Berisha Respekte”