Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me Covid-19, sillet tek Infektivi

Tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan ditën e sotme në Fier. Ndërsa konfimrohet se onformon njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Abc News kontaktoi me deputeten Dhima, e cila konfirmoi se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinë nga e kishte marrë. Ndërkohë e gjithë familja e deputetes është futur tashmë në karantinë në Fier.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.

Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve nga koronavirusi në vend u konfirmua sot se ka shkuar 104, ndërsa 4 pacientë kanë ndërruar jetë.