Dhe 5 ditë mund të duroj, pastaj do dal me zor! Do shkoj tek shtëpia Edi Ramës të më japë për të ngrënë

Qytetarët në Tiranë duket se nuk janë frenuar nga frika e përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që kanë dalë për të bëre pazar, mëgjithëse shprehen se po respektojnë distancën dhe rradhën.

Gazetari i Fax News Sokol Dema ka qenë i pranishëm pranë një tregu në kryeqytet, ku konsumatorët dhe tregtarët shprehen se po respektojnë distancën dhe se kanë marrë masa mbrojtëse, megjithëse ndihen të frikësuar.

Por një qytetar, i cili punon taksist, shprehet se këtë situatë mund ta përballojë edhe 5 ditë të tjera, ndërkohë që shton se shteti duhet ta ndihmojë, pasi nuk mund t’ja dali ekonomikisht.

“Jam taksist. E kam izoluar makinën dhe 5 dite mund të bëj dhe nuk e di cfarë do të bëhet. Do mundohem të dal me zor ose të shkojmë tek shtëpia e Edi Ramës dhe të na japi me hongër. Por presim shtetin sepse ai na ka pezulluar”, shprehet ai.

Prej tre ditësh tashmë të gjitha qytetet dhe jeta aktive në to ”kyçet” në orën 13:00 të mesditës, për t’u rihapur mëngjesin e të nesërmes në orë 05;00. Këto masa pritet të ashpërsohen edhe më shumë, në rast se ka një shtim të numrit të personave të prekur me koronavirus që deri dje në vendin tonë ka 104 raste zyrtare, prej tyre 4 viktima.