Denoncimi i fortë i ish-deputetit: Korona-virusi namin ka, Oligo-virusi po bën kërdinë!

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me masat e Qeverisë ndaj koronavirusit, duke vënë theksin se, fondet e përcaktuara janë të pamjaftueshme.

Strazimiri shkruan në jnjë postim ën Facebook se, për 70% të familjeve shqiptare që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë (burimi Banka Botërore), alternativa nën karantinë është nëse do vdesin nga virusi, apo nga uria.

Postimi i plotë

Për 70% të familjeve shqiptare që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë (burimi Banka Botërore), alternativa nën karantinë është nëse do vdesin nga virusi, apo nga uria…
Janë ata që po s’punuan sot, nuk hanë dot sot!

Emergjenca virale në këtë vend, shkon në një hap me emergjencën humanitare, por qeveria “socialiste”, me demek “qeveria e të varfërve” ka vendosur të shpenzojë vetëm 3.5 milionë dollarë, ose 40 herë më pak se ç’shpenzon për oligarkët që “na shërbejnë” … kur s’kemi asnjë emergjencë e as nevojë!!!

70% e familjeve shqiptare nuk i lejon Oligo-virusi që të mbrohen nga Korona-virusi!!!

89530934 2919620738095669 5993192507230388224 o