Del “pa leje” nga shtëpia, i moshuari thirrje Ramës: Më dërgo ushqimet dhe ilaçet në shtëpi, për atë punë je!

Në qytetin e Kukësit janë vënë re lëvizje të shumta qytetarësh ndërsa një pjesë e mirë e tyre shprehen se nuk kanë aplikuar në platformën e dhënë nga qeveria për të marrë leje për daljet e tyre.

Ata argumentojnë se nuk dinë të bëjnë aplikimin ndërsa dalja e tyre bëhet për raste emergjente dhe të furnizimit me ushqime dhe ilaçe.

Qytetari në videon e mëpipërme i ka dhënë një leksion kryeministrit, teksa thotë se nuk ka aplikuar dhe është e kuptueshme se ai nuk mund ta bëjë diçka të tillë, ndërsa shprehet se le t’ia dërgojnë ilaçet dhe ushqimet në shtëpi që tëmos dalë.

“S’kam marrë leje, rregullat i kam dëgjuar por dua të ushqehem, për atë punë je ma sjell bukën në shtëpi dhe gjithçka më duhet pastaj nuk dal, ja shiko, njëherë në tre ditë dal e marr këto”, tha ai.