Dallimi themelor midis planit të Bashës dhe planit të Ramës

Nga Red VARAKU

🔵-Plani Basha- shteti heq dorë nga taksat, në mënyrë që paratë t’i mbeten qytetarëve, sepse qytetarët i administrojnë më mirë paratë e tyre.

Ndërsa me 120 milion euro të oligarkëve, ndihmohen shtresat në nevojë dhe përballimi i situatës. Qytetarët kthehen në zotër të pasurisë dhe fatit të tyre.

🔴-Plani Rama- shteti vazhdon të marrë taksat, njerëzit vazhdojnë të paguajnë detyrimet. Kjo me qëllimin e ulët që rishpërndarjen e këtyre parave ta bëjë vetë bashkë me tigrat.

Për këto para që mblidhen, nuk vendosin më qytetarët, por vendos Rama dhe hienat përreth tij. Në rastin konkret qeveria ka ekskluzivitetin e rishpërndarjes.

Pasi mbledh paratë e shqiptarëve të varfër, ajo vendos kush meriton të ndihmohet dhe kush jo, sigurisht këtë e bën nëpërmjet kartës së antarësisë në parti.

Nga ky moment, ai bashkë me çakejtë e tij, kthehen në zotër absolutë të qytetarëve.