Coronavirusi/ Vetëizolohet presidenti i PE, Sassoli! Vizitoi Italinë në fundjavë

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka vendosur që të vetëkarantinohet për shkak se ka qenë në një vizitë pune në Itali në ditët e fundit.

Ai do të duhej të ishte sot në seancën që po zhvillohet në PE, kur i ka njoftuar të gjithë lidhur me vendimin që ka marrë për të qendruar për 14 ditë në shtëpi, nga ku thotë se do të ndjekë edhe detyrën e tij.

Vendosa, pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, të ndiqja masat e kërkuara dhe të ushtroja funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel, në përputhje me 14 ditët e përcaktuara nga protokolli shëndetësor”, tha Sassoli.

“Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ”. Sidoqoftë, “Parlamenti vazhdon të punojë në mënyra të tjera në ushtrimin e detyrave të tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë, “shtoi Sassoli.

“Masat e reja të qeverisë italiane që shtrijnë zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar kanë pasoja të rëndësishme në sjelljen e eurodeputetëve italianë “, tha zëdhënësi Roberto Cuillo.