Coronavirusi, reagon Berisha: Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia mashtrojne shqiptaret!

Sali BERISHA

Ne Firence nuk ka asnje raste me coronavirus!

Shpallin te importuar dy rastet me coronavirus te ardhur 10 dite me pare nga Firence. Nderkohe qe edhe sot ne Firence nuk ka asnje rast me coronavirus dhe ne Shqiperi jane te pakten 3 vdekje nga semundje infektive mushkrore superakute, per te cilat ekzistojne te gjitha dyshimet se ishin vdekje nga koronavirusi te fshehura.

Keshtu qe ekziston cdo mundesi qe rastet te jene infektim brenda vendit.

Shtoj ketu se gjate nje muaj jane bere gjithsej 53 te dyshuarve analiza per koronavirus nderkohe qe jane bere me shume konferenca shtypi trillimi dhe mashtrimi nga Ndrikull Hajnia dhe zedhenesit e tjere te Edvin Çekapit.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal dhe te papergjegjshem te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj kesaj epidemie me vdekeshmeri te larte.

Keta te papergjegjshem vetem sot nderprene fluturimet me Italine e Veriut nderkohe qe vete Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetra dite me pare.
Po keshtu Shqiperia sot eshte i vetmi vend ne bote me nje qender te vetme per analizen e Koronavirusit. Ky eshte nje krim i vertet shteteror i bere me PPP e Edvin Çekapit dhe ndrikull Hajnise!

Perveç ketyre per analizat per coronavirus nuk ka patur dopio kontroll çka e ben shume te dyshimte vertetesine e tyre.

Se fundi, asnje pregatitje serioze nuk eshte bere per perballimin ne sukses te epidemse. Mungojne per publikun maskat, dizinfektante etj etj.

Ju bej thirrje qytetareve, pa rene aspak ne panik te respektojne rregullat tashme te publikuara ne media per mbrojtje vetiake nga infeksioni!