Coronavirusi/ “Baba të dua shumë, por do të qëndroj larg”!

Katya Imbalzano, e cila  jeton prej vitesh në rajonin e Lombardisë i cili është kthyer në epiqendrën e koronavirusit për gjithë Europën, nëpërmjet një letre publike që i ka dërguar babait të saj që jeton që jeton në vendin e origjinës Reggio Calabri është kthyer në personazhin e ditës në vendin fqinj.

Imbalyano i shkruan babait të saj duke i deklamuar dashurinë duke i qëndruar në këto kohë të koronavirusit. Ajo i thotë se e do aq shumë, sa ka vendosur që t’i qëndrojë larg nga frika se mund të jetë

‘I dashur baba, në këto ora të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë. Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë sa që kam vendosur të qendroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po me merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu.

Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt’, shkruan ajo.

Postimi i saj është bërë viral brenda pak orëve, duke u shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale. Gazeta e madhe italiane, ‘Corriere della Sera’, i ka marrë një intervistë Katya Imbalzano, në të cilën shpjegon edhe arsyet se përse e shkroi këtë letër publike, si një mesazh për të gjithë ata që jetojnë në zonat e prekura.

‘U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij. Ja përse e shkrova këtë letër. Të mësojmë të duhemi në distancë, në këto momente është e nevojshme. Pastaj gjithçka do të kalojë dhe do të kthehemi tek përqafimet, ato të vërtetat’, ka thënë Katya për ‘Corriere della Sera’

Ky veprim dhe ky mesazh i vajzës nga Kalabira që jeton në Lombardi është mjaft i rëndësishëm, edhe për mijëra shqiptarët që jetojnë në Itali dhe veçanërisht në zonat e prekura nga virusi, të cilët po nxitojnë që të kthehen pranë të afërmve të tyre në Shqipëri, duke u kthyer në një rrezik potencial për ata.