Ç’organizimi është mënyra më e mirë për të humbur çdo betejë

Ph.D. Ilir PECNIKAJ

Marr shkas nga deklarata e Drejtorit të përgjithshem të OBSH-së, “Pa testim nuk ka shërim dhe nuk mund të fitohet kjo luftë kundër kësaj pandemie (https://www.who.int/…/who-director-general-s-opening-remark… ).

Marr shkas nga deklarata e mbrëmshme e Ministres së Shendetësisë znj. Manastirliu, në rast nevoje do ngrejmë një laborator në Qëndren Spitalore Universitare.

Marr shkas nga deklarata e ISHP mbi numrin e analizave të bëra deri tani.

Marr shkas mbi të gjitha për numrin shumë të lartë të stafit mjeksor të infektuar, ku në shqipëri i kalon të 22% të rasteve me COVID-19.
Është unikale në 120 shtete të botës që sot i kanë shpallur luftë koronavirusit dhe të ketë një indiferencë institucionale si në Shqipëri për një gjë të tillë.

Gjatë gjithë kësaj përjudhe janë bërë vetëm 605 testime nga të cilat 55 janë pozitive, ku prej tyre mbi 12 staf mjekësore, të konfirmuar, por që flitet se numri i tyre është shumë herë më i lartë. Në Itali numri i stafit të infektuar është rreth 8%. Në Shqipëri, që jemi vetem në fillimet e saj, kemi kaluar kuotën 22%. Pra kemi një masë, staf mjekësor, tre herë më të lartë se sa Italia. Stafi mjekësor sot është në ditën më të keqe, të cilët janë në dijeni se ç’farë i pret, por janë edhe koshient që detyra e tyre është “sherimi i të sëmurve”.

Shikoj sot se ka një mori statistikash, të cilat shtabi i propogandës i përdorë për të nxjerr “fanar ndriçues” rilindjen strategjike. E gjithë kjo kështjellë statistikore rrëzohet me dy fakte të cilat janë në funksion të njëra tjetrës.

1. Udhëzimi i OBSH për të bërë anajiza sa më shumë të jëtë e mundur.

2. Dhe sasia e analizave që janë bërë në Shqipëri.

Për dijeni Shqipëria është rreth 2,5 milion banorë, ku janë kryer vetëm 605 tampone, 55 përsona të infektuar. Vetëm krahina e Venetos (Regione di Veneto), një nga zonat e prekura në Italin e veriut, ka 4.9 milion banorë dhe ka kryer deri me tani rreth 30.000 analiza (tamp) prej të cilave ka 2172 persona të infektuar. Thjeshtë nga ky krahasim del se shqipëria ka bërë 20 herë më pak tampona se sa një krahinë në Itali.

Në Shqipëri kemi vetëm një laborator zyrtar që bën analiza rutinore për virologjinë humane dhe ai ndodhet në ISHP. Është trumbetuar me forcë se ai mund të bëj deri në 300 analiza në ditë, gjë e cila nuk është parë deri më sot.

Për kur po ruhen këto analiza?

Mos vallë ju mungojnë kitet dhe reagent?! OBSH thotë se deri tani janë shpërndarë 1.5 milion në 120 shtete (kjo datë e djeshme e OBSH).
Pra i takon ISHP, ose MSH të bëjnë një transparencë për këtë pikë.
Apo mos vallë djallëzia juaj më shtyn të mëndoj se ju po sillëni si etërit tuaj?! Ata e kishin:- “vendi më i lulëzuar në botë”, kurse ju për rastin, “vëndi me më me pak raste COVID-19 në botë”. Kjo fal strategjisë tuaj rilindase “Fshih, gjobit, mos publiko”
Mos vallë ju mungon përsoneli?

Në gjithë Itali, institucionet pararojë në kryerjen e analizave janë Institutet Zooprofilaktike, të cilat, familjën e koronaviruseve e njohin shumë mirë, duke qënë se kjo familje është shumë e njohur tek kafshët. Metoda e analizës është e njëjtë, ndryshon vetem referenca (gjithmonë sipas OBSH). Në shqipëri si motër e këtyre instituteve kemi Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare i cili me rastin e “Gripit të Shpendve” ka ndertuar, me ndihmën dhe nën vëzhgim të Komunitetit Europian një laborator për zoonozat me një vlere rreth 1.6 milion dollar.

Ky labortor është ndërtuar paralelisht me laboratorin e ISHP, veçse në një sipërfaqe shumë më të madhe dhe me një nivel biosigurie që në disa zona shkon në +2 (kjo për ekspertët). E them me siguri këtë, si një ish titullar i atij Instituti. Ka një staf të trajnuar dhe një laborator të atrezuar. Nuk di t’ju them se në ç’nivel janë me pjesën e materialeve të konsumit (preparate, kite e reagent), sepse kjo varet nga strategjia e qeverisë për këtë Institut, që siç duket edhe këtij institutit po i sillen rrotull për ta degraduar në ndonjë PPP.

Mjafton këtu të shihet strategjia e Ministrit të Bujqësisë i cili e ka drejtuar të gjithë fluksin e analizave drejt privatit, duke anashkaluar me vendime ISUV-in. Duke e lënë menjëanë këtë fakt, mund t’ju them se Ministri i tanishëm është edhe kunati i Drejtoreshës së ISHP. Përveç kësaj ISHP dhe ISUV janë dy institute që janë komshi me njëri- tjetrin dhe me një të shkuar shumë bashkpunuese mes tyre.

Ndokush nga shtabi drejtues i epidemisë e ka marr parasysh një fakt të tillë?

Pra zonja ministre,
nuk keni nevojë të shikni raketa, as të ndertoni nga e para laboratore te reja, tani për tani (mire do të ishte, por koha nuk pret), por vetëm të vini në eficencë ato që keni.
Znj. Ministre,

Lerini anatemimet kundrejt opozitës, duke menduar se me to mund të fshihni dështimin tuaj, sepse të gjithë ne jemi në të njëjtin krah, kunder koronavirus, në këtë moment.

Mos pandehni se ka bunker që mund tu mbrojë, nëse nuk keni një strategji të qartë.