Çfarë po ndodh? I vihet zjarri zyrës së pasaportave dhe një shkolle në Vlorë e Fier

Zyra e pasaportave dhe një lokal janë djegur në Vlorë ndërsa janëë rrezikuar edhe zyrat e DAR dhe e Gjendjes Civile. Ndërsa jnë Fier i është vënë zjarri një shkolle.

Vlorë
Një lokal është përfshirë nga flakët në Vlorë ndërsa janë rrezikuar edhe një sërë institucionesh shtetërore që ndodhen pranë tij.

Burime bëjnë me dije se flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në ambjentet e Zyrës së Gjendjes Civile por që fatmirësisht nuk janë dëmtuar ambjentet e brendshme të kësaj të fundit vetëm muret, ndërsa pranë ndodhet edhe Zyra e Drejtorisë Arsimore.

Por nga ana tjetër zyra e pasaportave është djegur ndërsa ende nuk dihet se cilat janë dëmet e shkaktuara brenda zyrës së DAR Vlorë.

Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare

Flakët, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë një klase në Shkollën 9-vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së Çlirimit në Fier.

Ngjarja është klonstatuar nga një fëmijë që ka njoftuar një baorë aty afër i cili edhe ka thirrur instancat ndërkohë që bashkë me sanitaren e shkollës kanë hapur dyert dhe kanë nisur shuarjen e flakëve me kova derisa kanë mbërritur zjarrëfikësit.

Forcat zjarrfikëse të Fierit, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe nsë mjediset e tjera të shkollës.

Këta të fundit mësohet se janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës. Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë çuar në përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohë që kjo e fundit prej javësh nuk funksionon.