Britania porosit teste speciale për të dalluar koronavirusin, ja ku qëndron e veçanta e tyre

Boris Johnson lajmëroi planet për të blerë me qindra mijëra teste antikorpesh, të cilat do të dallojnë nëse njerëzit tashmë kanë koronavirus.

Këto teste janë të ndryshme nga ato që aktualisht po përdoren anembanë botës, për të parë nëse një person është infektuar apo jo.

Këto teste antikorpesh janë krijuar për të kontrolluar nëse një person ka antikorpe të dallueshëm në gjakun e tyre, që do të thotë që ata e kanë COVID 19 prej kohësh, pro sistemi i tyre imunitar e ka pastruar infeksionin.

Kjo do të thotë se në një farë mënyre, ata do të kenë njëfarë rezistence nëse bien në kontakt me një person të infektuar prapë.

Për kryeministrin këto teste të veçanta mund të ndryshojnë rregullat e lojës në luftën ndaj pandemisë.