Boll më me propagandë boshe e bajate!

Ilir ALLKJA

Dy krizat që po kalojmë, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid19 vërtetuan se Urgjenca Kombëtare ishte e papregatitur siç duhet për të tilla sfida.

Ne modelin Franko-Gjermani të shërbimit të EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore), por edhe atë Italian,(punonjës i të cilit ka qene edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare), përveç profesionistëve të paguar janë të atashuar rregullisht edhe shumë vullnetarë,organizata vullnetarësh të cilët e marrin shumë seriozisht angazhimin e tyre në EMS, janë të mirëtrajnuar të mirë organizuar dhe të koordinuara nga autoritetet shtetërore shëndetësore.

Për rastet e jashtëzakonshme ka shumë më tepër individë vullnetarë të mirëtrajnuar në gatishmëri!
Jam i sigurtë që në këto çaste shumë shqiptarë , pavarësisht profesionit të tyre do të donin të kontribuonin , nqs do të ishin të trajnuar e të organizuar !

Zotërinj politikëbërës të sistemit, kam nje lutje, një thirrje për ju: -Investoni në shërbimin e urgjencës mjekësore , ne ju shërbejmë të gjithëve pa përjashtim, të varfërve, të pasurve, të majtëve, liberalëve, të djathtëve!

Ju mund të zgjidhni mjekun që do të kryejë cholecystectominë, mjekun që do të kryejë rhynoplastikën , madje mund të zgjidhni dhe një spital jashtë shtetit, por kurrë smund të zgjidhni ekipin e urgjencës që do t’ju asistojë në rast nevoje, në një aksident rrugor, në një rast infarkti apo cdo fatkeqësi tjetër !
Le të shërbejë apeli im për më shumë kujdes serioz e të sinqertë në përmirësimin të sistemit të EMS në Shqipëri !
Boll më me propagandë boshe e bajate !
Jeta është e shenjtë!