Bllokohen 24 shqiptarë në Hungari, një prej tyre me simptoma koronavirusi

24 shqiptarë të “ngecur” në Hungari për shkak të bllokimit të kufijve, nuk u lejuan të kalonin kufirin me Serbisë dhe Hungarisë.  Burime për ABC News nga Ministria e Jashtme, bëjnë me dije se grupi është kthyer në Budapest, është nën kontakt nga ambasada jonë në Hungari.

Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë u paraqit me temperaturë të lartë dhe është veçuar nga grupi i autobusit dhe është transportuar me ambulancë.

Ndër të tjera mësohet se grupi i shqiptarëve të ndaluar ishte në përfundim të një udhëtimi turistik me autobuz në Budapest, u kthye në kufirin serb.  Ambasada shqiptare në Hungari po organizon kthimin e tyre me avion nesër në orën 6 të mëngjesit.

Ende nuk janë siguruar të gjitha biletat për ta, dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërsa ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk jep informacion zyrtar mbi raste të ngjashme nëpër Evropë.