Biznesmeni shpërthen ndaj Ramës për masat ndaj Covid-19: Kur të ngordhë gomari…

Kryeministri Rama prezantoi ditën e djeshme planin e tij financiar kundër koronavirusit, ku mes të tjerash, garantonte bizneset që të merrnin kredi në banka, në mënyrë që të shlyenin pagat e punonjësve të tyre, në raste pamundësish.

Por duket se kjo masë e tij, në pamje të parë lehtësuese do të rëndojë mbi xhepat e sipërmarrësve shqiptarë, dhe nuk është pranuar prej disave.

I pari që ka pasur një reagim të ashpër ka qenë Arbër Çepani, i cili thotë se tashmë bizneset jo vetëm që nuk arketojnë para, por tashmë shtyhen drejt marrjes së kredive të reja.

“Pra Shteti do paguajë pagat e punonjësve në sektorin privat, duke marrë një kredi për mua nga bankat, që ta paguaj unë si sipërmarrës nëse mbetem gjallë…

Dmth jo vetëm që na këputi Virusi, jo vetëm që arkëtojmë 0 lekë, jo vetëm që s’kemi ndihmën e shtetit, jo vetëm që nuk kemi lehtësira me kreditë por do na duhet t’i shtojmë edhe një kredi tjetër vetes, për një periudhë që kemi patur aktivitetin e mbyllur, që duhet ta shlyejmë kur me kismet të rinisim punët nga rrënojat! Shtet o shtet ta ognsha bithën…

Kur të ngordhi Gomari do ta kuptosh që mesa duket nuk mbijetoka dot vetëm me frymën e shenjtë qyqari”, shkruan Çepani, pronar i 3 bar-kafeve “Komiteti”.

arber cepani 5