Berisha vlerëson propozimet e Bashës dhe dënon qëndrimet refraktare të Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka vlerësuar propozimet e bëra nga Kryetari i opozitës, Basha në lidhje me përballimin e situatës së krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit.

Berisha po ashtu ka dënuar qëndrimin refraktar të Ramës duke dënuar po ashtu rolin e televizionit të qeverisë Top Channel me falsifikimin e mesazhit të Bashës. “Kjo mund të ndodhë vetëm në televizionin e Arben malavitës, sepse po të ishte në ndonjë televizoion tjetër do ta kishin flakur”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri dënoi fushatën e panikut të Ramës, por tha se nuk beson se do të shkojë drejt një pike pa kthim. “Nuk do të njohim një rritje eksponenciale”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se po bëhet as një e 1/10 e testeve që duhen bërë.
Ai u shpreh se ne jemi shumë larg standarde, por Rama thotë se jemi shumë mirë.

“ Po bëhet as 1/5 asaj që duhet bërë, për të mos thënë as 1/10 e testimeve. Nuk ka pasur teste. Nuk ka qendra të tjera. Edhe një vend që ishte u dha me koncesion. Nesh Korea e Jugut, për një person bënte 30 vetë, ne për një person bëmë 5-6 raste. Ne jemi shumë larg standarde. Por të pyes zyrtarë dhe Ramën, jemi shumë mirë, në standardet e OBSH-së”, tha Berisha.